Politike

Ç’ndodh nëse Basha s’del nga zyra? Berisha: Do ta shoqërojmë butësisht

7 Janar 2022, 20:42 Nga DOSJA
Ç’ndodh nëse Basha s’del nga zyra? Berisha: Do ta

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si do të veprohet nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të dalë me dëshirë nga zyra e selisë së Partisë Demokratike.  I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se Basha do të nxirret butësisht nga zyra. 

“Nëse Basha nuk del nga selia? Do ta shoqërojnë butësisht. Ai do të dalë butësisht. Do shoqërohet butësisht,“- tha Berisha ndër të tjera. 

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll