Politike

Berisha: Lulzim Brava, i vetmi politikan në botë që del dhe flet me vete

7 Janar 2022, 19:14 Nga DOSJA
Berisha: Lulzim Brava, i vetmi politikan në botë që del dhe flet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha një ditë para protestës së thirrur para selisë së Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Lulzim Brava është i vetmi politikan në botë që del në një konferencë shtypi dhe flet me vete. Berisha më tej shkrua se Basha është shpallur non grata te të gjithë demokratët pasi për 8 vite u ka sjell aty vetëm humbje. Ndërkohë që për ditën e nesërme, ai shkruan se është dita e lirisë si dhe fitorja e demokratëve.

Postimi i Plotë:

Lulzim Brava nen panik dhe i barrikaduar ne bunkerin e tij beri nje konference shtypi pa gazetare dhe kamera brenda! Ky eshte politikani i vetem ne bote qe del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson me! Basha mund te deliroje dhe te mashtroje se ai ka mbeshtetjen e 95% te shqiptareve, 99% te amerikaneve dhe 110% te evropianeve por askush nuk e kupton dot perse nje politikan qe pretendon qe ka shumicen e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton ne nje bunker! Ndonese I shkarkuar nga Kuvendi i jashtezakonshem statutor me voten kunder te tij te 4446 delegateve dhe referendumit te pare ne histori te 44 mije anetareve te PD, Lulzim Brava ne nje akt amoraliteti total politik kerkon t’u shese shqiptareve ne antikuvendin e tij, 1958 karrike per 5004 delegate imagjinare, duke deshmuar se eshte nje mashtrues i paskrupullt qe nuk njeh asnje norme, parim, apo standart, as politik e as moral!

Koha e tij mbaroi. Sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratet. Eshte i tille sepse ne 8 vjet u solli atyre vetem humbje dhe deshtim. Ne 8 vjet shkeli dhe shiti sakrificat e tyre per te mbushur xhepat e tij dhe te familjareve ne pazare te pista me Edi Ramen! Dhe sot kur demokratet e kane braktisur masivisht mendon se do gjeje shpetim ne mashtrime dhe dyer te blinduara! Kjo eshte metamorfoza me e shemtuar por e merituar e nje besepreri qe pasi ka shitur e tradhetuar te gjithe demokratet per interesa e tij private e sheh veten te braktisur brenda nje bunkeri!

Neser eshte dita e lirise dhe fundi i pengut te pabese qe ka 8 vjet qe pasurohet mbi djersen, vuajtjet dhe humbjet e demokrateve. Reagimi yne nuk eshte thjesht per nje peng pa nder dhe dinjitet por per qindra mijera demokrate, demokratë dhe mbare shqiptaret per te cilet parimi themelor i demokracise eshte shumica vendos, pakica respekton dhe respektohet, te cilet neser do te jene deshmitare te rikthimit me te bukur te PD me gjithe fuqine e saj. Peng Basha ka hyre ne vetmi te thelle sepse shkelmoi dhe abuzoi me besimin e demokrateve. Koha eshte e demokrateve. Neser eshte festa dhe fitorja e tyre!

LAJMI KRYESOR: Dita e 3/Selia e PD e kyçur! Berisha shkon në selinë blu: Basha del me ‘petule’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll