Politike

Largohet pas 24 vitesh, roja i PD mesazh demokratëve: Gjeni gjuhën e përbashkët

7 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA

TIRANË – Pëllumb Matraku nuk do të jetë më roje e godinës së Partisë Demokratike pas 24 vitesh. Ai e ka komunikuar vendimin e tij dy ditë më parë në Facebook. Teksa Partia Demokratike është përfshirë në krizë totale, Matraku u kërkon palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ai shprehet i lumtur që ka punuar këto vite me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha.

POSTIMI I PËLLUMB MATRAKUT:
Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve.


Berisha ka paralajmëruar protestë nesër në orën 12:00, ndërsa Basha ka urdhëruar blindimin e dyerve të godinës. Ditën e sotme, palët akuzuan njëra-tjetrën. Ish-deputeti socialist Spartak Braho bëri denoncimin e fortë se nesër rrezikohet të vritet një deputet i PD-së.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll