Politike

Këlliçi: Basha i çmendur politikisht, baza dhe partia do bëjnë nesër përmbaruesin

7 Janar 2022, 20:27 Nga DOSJA
Këlliçi: Basha i çmendur politikisht, baza dhe partia do

TIRANË – Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllici e konsideron kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën si të çmendur politikisht, prandaj i mbetet partisë dhe anëtarësisë të marrin në dorë drejtimin e saj. Në emisionin “Ditari” në “A2 CNN”, Këlliçi tha se protesta e nesërme e thirrur nga ish-kryeministri Berisha do të çojë deri në fund vendimin e demokratëve në referendumin e 18 dhjetorit ku votuan shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

“Ka një muaj që zyra e kreut të PD-së është e uzurpuar nga një deputet, që nuk është më kryetar i partisë, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor dhe të referendumit. Protesta e nesërme ka të bëjë me vullnetin e demokratëve për të çuar deri në fund vendimin e anëtarësisë së PD-së dhe delegatëve. Kur një lider çmendet politikisht, i mbetet partisë dhe bazës që të bëjë rolin e përmbaruesit”, tha Këlliçi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi lulzim basha perplasje ne partine demokratike belind kelliçi lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll