Politike

Berisha: Basha ka mbledhur banditë, vrasës e pengmarrës

7 Janar 2022, 21:53 Nga DOSJA
Berisha: Basha ka mbledhur banditë, vrasës e pengmarrës

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka futur në selinë e Partisë Demokratike vrasës e pengmarrës.  I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se edhe në ambientet ku kishte pirë kafenë sot pranë selisë blu, kishte persona me precedentë penalë. 

“Sot po pija kafe aty me gazetarët dhe u thashë qartë kamerierëve, këtyre mercenarëve mos u shërbeni aspak. Dhe kur dola, njëri e thirri në emër. Dhe i thashë po ky, ishte në kafe më thanë. Njerëz të delinkuencës kishte edhe aty në kafe. Në selinë e tij ka vrasës, me emër e mbiemër, ka pengmarrës, fondamentalistë,“- tha Berisha. 

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll