Politike

Rrezikohet nesër jeta e një deputeti të PD? Bumçi: Protesta do jetë paqësore

7 Janar 2022, 19:36 Nga DOSJA
Rrezikohet nesër jeta e një deputeti të PD? Bumçi:

TIRANË – Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se nesër nuk do të dhunë në selinë e Partisë Demokratike duke hedhur poshtë pretendimet se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha do të kryejnë akte dhune dhe vrasje. Në emisionin “Zona Zero” në “Top Channel”, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së tha se protesta e nesërme do të jetë paqësore. Në lidhje me hapjen e dyervve të godinës së partisë, Bumçi tha se kjo është çështje teknike.

“Ne shkojmë në shtëpinë tonë nuk do të ketë dhunë, asnjëherë. Të jemi të vetëpërmbajtur, gjakftohtë dhe të mos ketë dhunë.. Hapja e derës nuk është dhunë dhe kërkoj që të zbatohet vendimi i datës 18 dhjetor, e të gjithë demokratët të shkojnë në shtëpinë e tyre. Një opozitë e kyçur nuk i shërben askujt, duhet të jetë opozita pa dyer në figurative, që t’u shërbejë njerëzve dhe të krijojë koalicion të gjerë me qytetarët. Protesta nis në orën 12:00 është vendosmërisht paqësore, kur ne jemi të vendosur për të zbatuar parimin se një seli nuk mund të jetë e mbyllur, për ta kthyer atë në shtëpi të madhe. Hapja e dyerve është një çështje teknike, që unë s’jam ekspert”, u shpreh Bumçi.

Ish-deputeti socialist Spartak Braho deklaroi në “Zona Zero” se rrezikohet të vritet një deputet demokrat me inicialet E.A.

SHIKO DHE KËTË:

PARALAJMËRIMI! Braho: Ky deputet i PD rrezikon të vritet nesër, të ruhet (Inicialet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aldo bumci aldo bumci

Sondazh

Poll