Aktualitet

ATENTAT në Tiranë! Hidhet në erë mjeti, 2 të plagosur, Harizaj i dënuar në 2009

7 Janar 2022, 06:31 Nga DOSJA
ATENTAT në Tiranë! Hidhet në erë mjeti, 2 të plagosur,

TIRANË- Tritoli trondit Tiranën! Orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeqyteti është “zgjuar” nga tronditja e një lëndë plasëse që ka lënë të lënduar rëndë dy persona, Mikel Harizajn dhe Serino Dumen. Mjeti i tipit ‘Mazda’, me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë, Harizaj, 42 vjeç dhe Dume, 26 vjeç, është hedhur në erë me lëndë plasëse rreth orës 02:50 në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës.

Shoferi dhe pasagjeri të dy mbetën të të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve të siguruara nga stafi mjekësor, të dy të plagosurit aktualisht janë në reaminacion, ku edhe po mjekohen pasi kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit.

Dosja.al mëson se 42-vjeçari Mikel Harizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar në 2009, pasi pas një sherri në Vlorë tentoi të vrasë me granatë 3 persona. Harizaj, për motive të dobëta u konfliktua me tre persona në ambientet e një lokali, duke i sulmuar me një granatë dore. Nuk dihet nëse sulmi i ditës së sotme të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu, Harizaj rezulton pronar i një lokali në zonën e Xhamllikut si dhe i një marketi po në këtë zonë. Ndërsa Dume, që ishte pasagjer në makinë, punon kamarier në lokalin e 42-vjeçarit, ndërsa mësohet se në momentin ku ka shpërthyer lënda plasëse, Harizaj po e dërgonte në shtëpi.

Deri më tani pista kryesore që po hetohet lidhur me atentatin është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen konflikte të tjera që mund të kenë pasur të përfshirët në atentat. Po ashtu, Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të siguruar një pamje më të qartë që mund të çojë në zbulimin e identitetit të autorëve. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shpërthimi / Objektivi Harizaj, pronar i një lokali, po çonte kamarierin në shtëpi

Shpërthimi në Tiranë, gjendja e të plagosurve kritike, të intubuar në Reanimacion

Shoferi vlonjat që iu vu tritol sot, në 2009 tentoi të vrasë me granatë 3 persona

Shpërthimi i makinës në Tiranë, dalin emrat e të plagosurve, shoferi me precedentë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane mikel harizaj serion dume shperthen makina ne unaze te re shperthim ne tirane atentat ne tirane mikel harizaj serion dume shperthen makina ne unaze te re shperthim ne tirane

Sondazh

Poll