Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë

7 Janar 2022, 14:00 Nga DOSJA
Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja: Djali kishte një shenjë

FIER– Daja i fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën ditën e sotme në Fier ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai është shprehur se i mituri kishte një shenjë në grykë e se për këtë ngjarje të rëndë kërkon drejtësi. Daja ka treguar dhe momentin kur mësoi se nipi i tij kishte ndërruar jetë. Atë e lajmëruan nga kopshti se nipi nuk ndihej mirëpo por më pas i treguan se ishte i pajetë.

“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që kishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja.

LAJMI KRYESOR: Vdes 3-vjeçari në Fier, dërgohet nga edukatoret në spital me nxirje në qafë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier vdes 3 vjecari ne fier fier vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll