Aktualitet

VD/ Aksident në Shkodër, ‘Range Rover’ del nga rruga, vdes në vend 29-vjeçari

7 Janar 2022, 07:04 Nga DOSJA
VD/ Aksident në Shkodër, ‘Range Rover’ del nga rruga, vdes

SHKODËR- Një mjet ‘Range Rover’ ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë mëngjesin e sotëm ku për pasojë ka ndërruar jetë një 29-vjeçar. Viktima është identifikuar si Isa Kotorri, i cili ndërroi jetë në vend pasi humbi kontrollin e makinës së tij “Range Rover” duke dalë nga rruga, për t’u përplasur me barrierat mbrojtëse, e përfunduar në fund në kanal.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte 29-vjeçari, por megjithatë hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat zjarrfikëse, të cilat dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Humbi jetën në Shkodër! ‘Range’ doli nga rruga, kush është 29-vjeçari (EMRI)

Dalin PAMJET! Aksidenti në Shkodër, mjeti thyen bordurën anësore, përfundon në kanal

(A.B/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder isa kotorri vdes shoferi aksident ne shkoder isa kotorri vdes shoferi

Sondazh

Poll