Aktualitet

VIDEO/Komshinjtë në Krujë 20 vite sherr për pronën, 47-vjeçari: Më kërcënoi, e shava

7 Janar 2022, 12:56 Nga DOSJA
VIDEO/Komshinjtë në Krujë 20 vite sherr për pronën,

KRUJË – Astrit Mustafa, një 47-vjeçar, baba i tre fëmijëve thotë se është kërcënuar me armë nga komshiu i tij, ndërsa institucionet nuk kanë zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rrugën, që ndez konfliktin here pas here mes fqinjve, këtu e 20 vite.

“Po kalonte komshiu këtu dhe më tha ‘o të qittë zoti fare’, se pa ca gjethe aty. Unë u nxeha më pas dhe e ofendova. Ka pasur konflikte të tjera, edhe me një komshi që është polic në Tiranë. Më erdhi këtu me pistoletë, u turrën prindërit e tij dhe e mbajtën. E shava normal. Kjo është rruga ime, e kam me letra dhe me të gjitha. Nuk çaj dot nëpër institucione”, shprehet Mustafa për Fax News.

Edhe Muharremi, babai i Astritit, 72 vjeç dëshmon zënkat dhe thotë se nuk e lëshon pronën që ka blerë me para. Konfliktet mes fqinjësh kanë terrorizuar edhe vajzën 5 vjeçare të Astritit, e cila ka frikë për prindërit e saj. Apeli i tyre është që drejtësia të veprojë, dhe ti japë fund këtij problemi.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet astrit mustafa kruje sherr mes fqinjeve astrit mustafa kruje sherr mes fqinjeve

Sondazh

Poll