Aktualitet

EMRAT-VD/RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen armë e kokainë

7 Janar 2022, 11:06 Nga DOSJA
EMRAT-VD/RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen

SHQIPËRI – 19 persona në pranga! Ky është rezultati i aksioneve të forcave speciale të RENEA-ve dhe Policisë së Shtetit në 6 qytete të Shqipërisë, të cilat nisën që në mbrëmjen e djeshme. Gjatë kontrolleve nëpër qytete janë arrestuar persona me precedentë kriminalë dhe të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa po ashtu në Tiranë, Nikël të Krujës, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.

Konkretisht në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, Zenel Haka, 22 vjeç, Gazmir Haka 23 vjeç, dhe Marklen Haka, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje. 31-vjeçar Haka në vitin 2019 i shpëtoi një atentati, ndërsa e vdekur mbeti halla e tij. Po ashtu, Marklen Haka është arrestuar edhe në 2018 po nga forcat RENEA.

Në Tiranë janë arrestuar Olsi Hasa, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Alfed Ulaj, 21 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Bej Toptani”, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Mariglen Picari, 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Marjus Dosti,32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm; Aleks Delihasani, Ervis Sula dhe Lami Troci banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në Lezhë janë arrestuar: Gentian Ndoj., 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe Anton Kola 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, pasi akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; ndërsa Aleksandër Bardhoshi, 52 vjeç, Albert Marku, 38 vjeç, Jeton Locaj, 37 vjeç, Renato Gjura, 23 vjeç, dhe Ervin Nika,., 30 vjeç, ishin klientë në lokal.

Në Vlorë është arrestuar Gentjano Mehmeti, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në Gjirokastër në pranga ka rënë Klement Shehu, pasi Gjykata e Apelit në Romë, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shehut i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim. Të gjithë janë prangosur në kuadër të një operacioni “blic” pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë ditëve të fundit, por nuk dihet nëse aksioni do të pasohet me të arrestuar të tjerë, apo nëse ndonjë prej tyre ka pasur “gisht” në ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksioni i RENEA, Ardian Çipa: Të pastrojmë Elbasanin nga personat me precedentë

FOTO/I shpëtoi atentatit në 2019,kush është i forti i Niklës që u arrestua nga RENEA

RENEA operacione blic në disa qytete, EMRAT e 19 të arrestuarve

Aksioni i RENEA-s në 6 qytete të Shqipërisë! Arrestohen 19 persona

Aksioni i RENEA-s në Lezhë, shoqërohen 5 persona

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, arrestohet 1 person, shoqërohen 3 të tjerë

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea

Sondazh

Poll