Aktualitet

“Shqipëria aleate e çmuar e NATO-s”, Komandot amerikane pritet të vijnë në vend

7 Janar 2022, 12:00 Nga DOSJA
“Shqipëria aleate e çmuar e NATO-s”, Komandot amerikane

TIRANË- Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë shtabin e saj në Shqipëri. Vendosja e tyre në Shqipëri do të shërbejë si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të forcojë edhe rolin e Forcave të Armatosura Shqiptare si një partner i madh i SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje. Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global,”– tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komanda amerikane e operacioneve speciale major david h. tabor nato komanda amerikane e operacioneve speciale major david h. tabor nato

Sondazh

Poll