Aktualitet

Zetori pa targa del nga rruga në Maliq, plagoset rëndë drejtuesi 60-vjeçar

7 Janar 2022, 13:35 Nga DOSJA
Zetori pa targa del nga rruga në Maliq, plagoset rëndë drejtuesi

MALIQ – Një 60-vjeçar është plagosur rëndë për shkak se zetori që ai drejtonte ka dalë nga rruga në fshatin Bregas të Maliqit. Zetori pa targa që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet R.E. ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shoferi, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

“Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maliq zetori del nga rruga aksident ne maliq zetori del nga rruga

Sondazh

Poll