Aktualitet

Alkooli i merr jetën 58-vjeçarit në Elbasan, u gjet i pajetë në banesën me qera

7 Janar 2022, 12:29 Nga DOSJA
Alkooli i merr jetën 58-vjeçarit në Elbasan, u gjet i

ELBASAN – Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte nga fqinjët e tij, në banesën ku jetonte me qira në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa sipas policisë dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak – Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll