Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, dëbora bllokon Kukësin e Pukën, disa fshatra pa energji

7 Janar 2022, 06:23 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri, dëbora bllokon Kukësin e Pukën,

SHQIPËRI – Që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme i gjithë territori i vendi është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje shiu, ndërkohë që, në zonat malore dhe ato verilindore ka pasur reshje të dendura dëbore që kanë sjellë problemet e para me qarkullimin dhe furnizimin me energji elektrike.

Kështu në Kukës, Tropojë dhe në Pukë, si pasojë e reshjeve tepër të dendura të dëborës, që kanë arritur deri në 20 cm, ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, të cilave iu nevojiten zinxhirë ose goma dimërore, ndërkohë që në disa fshatra të Kukësit ka pasur probleme me energjinë elektrike, ndërsa raportohet edhe për izolime të disa prej tyre.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Pukë, ku për mbajtjen nën kontroll të situatës, bashkia e qytetit njofton se ka nxjerrë punonjësit e saj për të kryer pastrimin e rrugëve kryesore të qytetit, për të mos sjellë pengesa në qarkullimin e njerëzve apo të mjeteve.

Vendi ynë sot do të karakterizohet nga një mot i ftohtë dhe me vranësira të shumta në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 7°C, në zona e ulta  3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 6 deri 16°C.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shi e temperatura të ulëta, sinoptikania Lajda Porja jep parashikimin për fundjavën

Moti i keq, probleme në Pukë, bashkia: Që në orë 03:00 nisëm pastrimin e rrugëve

Dëbora 20 cm në Kukës, izolohen disa fshatra, probleme me energjinë e qarkullimin

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll