Aktualitet

Aksioni i RENEA, Ardian Çipa: Të pastrojmë Elbasanin nga personat me precedentë

7 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Aksioni i RENEA, Ardian Çipa: Të pastrojmë Elbasanin nga

ELBASAN – Drejtori i policisë se Qarkut Elbasan Ardian Çipa ka zbuluar për median se në fokus të kontrolleve të kryera nga RENEA ka qënë kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

Çipa konfirmoi se janë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët do të verifikohen për dokumentimin e ngjarjeve të vjetra por edhe ato të ndodhura së fundmi, ndërsa zbuloi detaje edhe për dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën qarkun përkatësisht në Peqin dhe Cërrik.

Pyetje: Aksion rutinë apo persona të dyshuar?

Ardian Çipa: Policia e Shtetit po punon për rritjen e parametrave të sigurisë dhe po merren të gjitha masat për analizimin e të gjitha provave dhe ngjarjeve të fundit. Këto masa do jenë deri në momentin që Elbasani të pastrohet nga persona me precedent penalë. Të gjitha aksionet janë të mirëstudiuara. Ka pasur persona të shoqëruar dhe po punohet për të parë dokumentet e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të secilës ngjarje. Janë dy ngjarje të rënda, janë plotësuar, po bashkëpunojmë me prokurorinë për më tej. Vdekja e shtetasit në Cerrik me lëndën eksplozive ka qenë aksidentale.

LAJM I FUNDIT: EMRAT-VD/RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen armë e kokainë

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea aksioni i reneas në elbasan ardian çipa 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea aksioni i reneas në elbasan ardian çipa

Sondazh

Poll