Aktualitet

‘Ma hiq Mozën’/ Pjesë nga DOSJA, nga frika specialistja kërkoi ndryshimin e USER-it

7 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
‘Ma hiq Mozën’/ Pjesë nga DOSJA, nga frika specialistja

TIRANË– Dosja e Prokurorisë që ka lidhje me skandalin e pagave është bërë publike. Në një pjesë të saj thuhet se një prej të arrestuarave, Eni Qirjako pasi është njoftuar se do duhet të dorëzojë të dhënat kompjuterike është frikësuar dhe ka kërkuar fshirjen e një useri.

SI U ZBULUA ?

Në datë 23 Dhjetor pasi shpërtheu skandali, prokuroria u kërkoi drejtuesve të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH-së të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara për të gjithë personat e loguar në sitem. Nga hetimet ka rezultuar se Eni Qirjako ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në datë 20 Korrik të 2020 si specialiste “IT”-je. “Në datë 22 Dhjetor ajo ka qenë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave. Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj.

Ajo ka njoftuar eprorin e saj drejtorin Ervin Muca të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i user-it nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është user-i që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Eni Qirjako ka kërkuar ndryshimin e user-it me emrin “Moza Seraj” por nuk është bërë” thuhet në dosjen hetimore.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat!Prokuroria: Specialistët e IT te Tatimet shitën të dhënat (DETAJE)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll