Aktualitet

Kërcënohet një person në Vlorë, autori ‘përplaset’ edhe me policinë

7 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
Kërcënohet një person në Vlorë, autori

VLORË – Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ka kërcënuar një 18-vjeçar në Delvinë, ndërsa ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, në momentin që këto të fundit kanë shkuar për ta shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë ndalimin e shtetasit I. V., 64 vjeç, banues në Vranisht, Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Delvinë, sepse ka kanosur me fjalë, shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Delvinë, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll