Aktualitet

Me certifikatë false për xhamat e zinj të makinës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

7 Janar 2022, 11:36 Nga DOSJA
Me certifikatë false për xhamat e zinj të makinës,

TIRANË – Policia e kryeqytet bën me dije se ka vënë në pranga tre persona dhe ka nisur procedim për tre të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është një 23-vjeçar, i cili është kapur nga Policia Rrugore e Tiranës duke drejtuar makinën e tij, ndërsa posedonte një cerfitikatë të falsifikuar për miratimin e xhamave të errët.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy shoferë të tjerë, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 30 vjeç dhe R. Z., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 47 vjeç, H. H., 31 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke transportuar inerte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e tiranes arrestime ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll