Sport

Zidane do të jetë trajneri ri i PSG-së, do të pasojë Pochettinon sezonin e ardhshëm…

7 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA

FRANCE Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Gazetari i “RMC”, Daniel Riolo nuk ka dyshime se ish-trajneri i Real Madridit do të marrë trashëgiminë e Mauricio Pochettino në fund të sezonit.

Zizou ka qenë i lidhur me pankinën pariziene në të kaluarën, si dhe atë të kombëtares franceze.

Pavarësisht se si përfundon sezoni dhe nëse ai e fiton apo jo Champions Leaguen e shumëpritur, sipas “RMC” tekniku i njohur i “los blancos”, Zinedine Zidane, do të marrë stafetën nga trajneri argjentinas dhe do të drejtojë PSG-në.

Pochettino, i cili ishte i preferuar nga Manchester United për të zëvendësuar Solskjaer, mund të largohet pas vetëm një sezoni e gjysmë.

Ardhja e ish-kampionit francez në klubin e Al-Khelaïfi nuk do ta shpërfillte as qëndrimin ose jo nën Kullën “Eiffel” të Kylian Mbappé. Sipas “RMC”, në fakt, edhe nëse ish-lojtari i Monacos do të largohej, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit kryeqytetas. Sigurisht në pankinë nuk do të mungonin yjet për t’u stërvitur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport daniel riolo gazetari i “rmc” mauricio pochettino mauricio pochettino te manchester united takim me zinedine zidane zinedine zidane zinedine zidane te paris sg daniel riolo gazetari i “rmc” mauricio pochettino mauricio pochettino te manchester united takim me zinedine zidane zinedine zidane zinedine zidane te paris sg

Sondazh

Poll