Sport

“Haaland është basti i Cityt në qershor, por mbani një sy te Real Madridi dhe Barça”

7 Janar 2022, 11:43 Nga DOSJA
“Haaland është basti i Cityt në qershor, por mbani një

ANGLI – Erling Haaland me siguri do të jetë emri i nxehtë i sesioneve të ardhshme të merkatos. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka regjistruar shifra të çmendura dhe është gati të nisë një aventurë të re larg “Signal Iduna Park”.

Klauzola e lirimit të tij është vetëm 64 milionë paund, pak më shumë se 75 milionë euro, ndaj klubet më të mira europiane janë gati për një ankand të vërtetë për ta rrëmbyer atë.

Futbollisti zbuloi vetëm një javë më parë se dëshiron të luajë në Spanjë, te Real Madrid ose te Barcelona, ​​dy klube të gatshme për të luftuar për të, por sipas “The Athletic” për norvegjezin do të ketë një interes të fortë në Manchester City.

Pep Guardiola do të ishte i gatshëm të vërë bast për ta blerë në fund të sezonit Haaland. Lamtumira e Ferran Torres, i cili u transferua te Barcelona, si dhe largimet e tjera, do të ishte një mënyrë për të rritur burimet dhe më pas për të shkuar në sulm ndaj sulmuesit norvegjez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka arritur qëllimin borussia dortmund erling haaland erling haaland te borussia dortmund ferran torres ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit te real madrid dhe barcelona barcelona ka arritur qëllimin borussia dortmund erling haaland erling haaland te borussia dortmund ferran torres ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit te real madrid dhe barcelona

Sondazh

Poll