Sport

Morata drejt Barcës, Juventusi gati emrin e madh për ta zëvendësuar

7 Janar 2022, 10:18 Nga DOSJA
Morata drejt Barcës, Juventusi gati emrin e madh për ta

SPANJE – Në Spanjë janë të bindur se Alvaro Morata do të largohet drejt Barcelonës. Sipas dy të përditshmeve më të mëdha spanjolle, “Mundo Deportivo” dhe “Sport”, theksohet një dëshirë dhe këmbëngulje e trajnerit Max Allegri për ta mbajtur, por duket se largimi është i pashmangshëm.

Sipas këtyre të përditshmeve, të cilat i referohen burimeve pranë lojtarit, ai do të tentojë deri në momentin e fundit të kësaj merkatoje dirmërore për t’u larguar nga Torino drejt Barcelonës.

Dhe në mes kësaj vorbulle për largimin e tij drejtuesit bardhezinj duhet të mendojnë për një zëvendësues, i cili nuk mund të mos jetë një emër i madh dhe bëhet fjalë për Mauro Icardin.

Megjithatë gjithçka varet nga formula e huazimit që duhet të bëjë skuadra e PSG-së për të dhe çështja e rrogës, e cila për Juventusin është shumë e lartë. Nëse nuk plotësohen këto kushte, Morata nuk do të lëvizë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona juventus morata barcelona juventus morata

Sondazh

Poll