Sport

VD/“No More Red”: Arsenali heq të kuqen nga fanela, nismë kundër dhunës te të rinjtë

7 Janar 2022, 11:28 Nga DOSJA
VD/“No More Red”: Arsenali heq të kuqen nga fanela, nismë

ANGLI – Ngjyrat e fanelave janë pjesë integrale e identitetit të një klubi. Jo më kot kampionët e Europës të Chelseas quhen “blutë” e Londrës apo lojtarët e Real Madridit njihen si “blancos”.

Ndryshimi i modeleve klasike nuk është pothuajse asnjëherë një ide e mirë, por ka edhe raste kur zakonet ndryshojnë për arsye më shumë se fisnike. Dëshmi për këtë është Arsenali, i cili do të braktisë uniformën e tij klasike në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forest. Asnjë fanelë bardhekuq, por totalisht e bardhë, edhe në sponsor dhe në emblemë. Pse?

Këtë e shpjegon aktori Idris Elba, fans i “Topçinjve”, i cili rrëfen për “SkySports” nismën “No More Red”, që synon ndërgjegjësimin e publikut të gjerë, për problemin e dhunës midis të rinjve me thika. Vitin e fundit ka pasur mbi 10 mijë krime vetëm në Londër që kanë të bëjnë me përdorimin e thikës dhe që kanë kushtuar jetën e 30 djemve.

Prandaj, heqja e të kuqes, ngjyrës së gjakut, nga fanella është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për ta përqendruar atë te situata. “Ideja është që Arsenali të dalë në fushë me një fanellë krejtësisht të bardhë dhe që të gjithë të thonë ‘jo më të kuqe’. Shpresojmë që njerëzit të pyesin: ‘Ok, çfarë po ndodh?”, përpiquni të zbuloni më shumë”,– tha aktori londinez.

Nga ky këndvështrim futbolli dhe sporti në përgjithësi mund të bëjnë shumë. “Të rinjve, veçanërisht adoleshentëve, duhet t’u japim një alternativë tjetër, e cila është alternativa ndaj bandave dhe dhunës. Gjithçka varet nga ajo që ne mund t’u ofrojmë atyre”,- thotë Elba.

?? ???? ??? ⚪

Last year saw a record number of teenagers murdered in London.

It’s time to make a real change, through real action.

Our white shirt is not for sale, not for profit. No More Red. pic.twitter.com/jnmE4b0GpC

— Arsenal (@Arsenal) January 7, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 'pronarët e rinj' duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari claudio lotito (president i lazios) arsenali champions dhe premier league chelseas quhen “blutë” e londrës lojtarët e real madridit njihen si “blancos” nottingham forest 'pronarët e rinj' duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari claudio lotito (president i lazios) arsenali champions dhe premier league chelseas quhen “blutë” e londrës lojtarët e real madridit njihen si “blancos” nottingham forest

Sondazh

Poll