Sport

Bologna-Inter, një çështje: kuqeblutë rrezikojë humbjen 0-3 në tavolinë!…

7 Janar 2022, 10:36 Nga DOSJA

ITALI – Bologna-Inter është një çështje. Ndeshja që nuk ka filluar, ende nuk ka përfunduar dhe mund të ketë një fund surprise. Skuadra kuqeblu, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, rrezikon të humbasë 0-3 në tavolinë, pasi i kanë paraqitur arbitrit të ndeshjes listën e lojtarëve, por më pas skuadra nuk ka dale në fushë.

Kjo rrezikon t’i kushtojë skuadrës së Mihajlovic një “nokaut” për të cilën do të duhet të vendosë gjyqtari sportive. Nga vendimi i tij varet edhe përdorimi i mundshëm i Hakan Calhanoglu nga Interi për ndeshjen e së dielës kundër Lazios.

Sipas gazetës rozë, ‘lista e skuadrës’ së Bolognas, një dokument që klubet e përpilojnë online në sistemin Lega, është ngarkuar nga drejtuesit e klubit kuqeblu mbrëmjen e para ndeshjes dhe më pas, pas ndalesës së vendosur nga ASL, nuk e hoqën duke u zyrtarizuar dhe përfunduar në duart e arbitrit, ashtu edhe në atë të Interit.

Teorikisht “paraqitja” e një liste zyrtare dhe më pas, mos paraqitja fizikisht e lojtarëve në stadium për të luajtur ndeshjen, do të çonte në një humbje 0-3 në tavolinë, por vendimi përfundimtar i takon gjyqtarit sportiv.

Shumë i interesuar për vendimin e gjyqtarit është edhe Hakan Calhanoglu, i cili pret të dijë nëse do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e së dielës kundër Lazios apo jo. Nëse gjyqtari sportiv do të vendoste një 0-3 për zikaltrit, për rrjedhojë edhe mesfushori turk do ta kishte kryer skualifikimin dhe do të konsiderohej në dispozicion të Simone Inzaghit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bologna-inter deshtoi interi rrezikon të humbasë 0-3 në tavolinë shumë i zhgënjyer nga bologna skuadra kuqeblu bologna-inter deshtoi interi rrezikon të humbasë 0-3 në tavolinë shumë i zhgënjyer nga bologna skuadra kuqeblu

Sondazh

Poll