Sport

Në Angli, të sigurt: Cristiano Ronaldo largohet nga United me Rangnick në pankinë…

7 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo mund t’i thotë lamtumirë Manchester United në fund të sezonit. Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në fushë (14 gola dhe 3 asistime në 21 ndeshje) dhe ndjenjës së mirë mes portugezit dhe grupit.

Sipas thashethemeve të fundit të raportuara nga disa tabloidë anglezë, CR7 në fakt po mendon lamtumirën në qershor për shkak të raporteve të vështirë me trajnerin Ralf Rangnick.

Kontrata e yllit portugez do të skadojë në vitin 2023, por Ronaldo ka kërkuar qartësi se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit, duke e bërë të qartë se ai duhet të jetë i tillë një i preferuar prej tij.

“Merrni trajnerin e duhur, ose unë jam jashtë,” shkruhet në faqen e parë të “Mirror Sport”, por edhe “Daily Mail” dhe “Star Sport”, duket se konfirmojnë zërat se Cristiano Ronaldo nuk ka një raport të mirë me Rangnick dhe bashkëjetesën mes të dy po bëhet më e vështirë se sa pritej. Një situate, nënvizojnë në Angli, që do të rrisë më shumë presionin ndaj drejtorit të ri të “Djajve të Kuq”, Richard Arnold, i cili do të duhet të zgjedhë trajnerin e ardhshëm.

Rangnick, i cili mori postin e trajnerit të përkohshëm në fund të nëntorit, pritet të marrë rolin e ‘këshilltarit të futbollit’ në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm me një kontratë dyvjeçare dhe për rrjedhojë të mos jetë më në stol. Edhe për kënaqësinë e Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united manchester united një dygolësh të cristiano ronaldos cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united manchester united një dygolësh të cristiano ronaldos

Sondazh

Poll