Sport

Një tjetër histori dashurie ‘alla’ argjentinase: Lavezzi i merr të fejuarën shokut

7 Janar 2022, 12:31 Nga DOSJA
Një tjetër histori dashurie ‘alla’ argjentinase: Lavezzi i

ARGJENTINE – Ish-sulmuesi anësor i njohur i Napolit para një dekade dhe PSG-së, argjentinasi Ezequiel Lavezzi, ka pushtuar mediat amerikano-jugore.

Pasi i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në Kinë para tri sezonesh, 36-vjeçari ka rrezik të humbasë disa prona për shkak të ndarjes me ish-partneren e tij Yanina Screpante, gjë të cilën do ta vendosi gjykata.

Sakaq, gazetarët argjentinas, raportojnë se ish-futbollisti Lavezzi ndërkohë ka nisur një aventurë të re me modelen Natalia Borges. Madje thuhet se ajo ka qenë edhe e fejuara e një prej miqve të “Pochos”.

“Lavezzi dhe Natalia u takuan për here të parë në Ibiza, gjatë një darke midis katër personave. Ajo ishte e fejuara e Lorenzos, një miku të ngushtë të ish-futbollistit,”- ka raportuar Guido Zaffora në programin televiziv “Es por hay”, duke treguar edhe rrethanat e njohjes së tyre.

“Borges u lidh me Lavezzin, ndërsa Lorenzo mbeti i vetëm, duke humbur edhe të fejuarën, por edhe nikun e tij të ngushtë”, – shtoi gazetari Zaffora, duke mbyllur trekendëshin, një hisotri dashurie e ngjashme me atë të Mauro Icardi-Wanda Naras dhe Maxi Lopez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi ezequiel lavezzi guido zaffora ish-sulmuesi anësor i njohur i napolit ka nisur sërish telenovela wanda nara-mauro icardi mauro icardi mauro icardi dhe wanda nara modelen natalia borges argjentinasi ezequiel lavezzi guido zaffora ish-sulmuesi anësor i njohur i napolit ka nisur sërish telenovela wanda nara-mauro icardi mauro icardi mauro icardi dhe wanda nara modelen natalia borges

Sondazh

Poll