Sport

Bakambu: “Dua të kthehem në Europë. Barcelona? Eshtë nder të jesh me ta”

7 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA
Bakambu: “Dua të kthehem në Europë. Barcelona? Eshtë

SPANJE – I liruar pas aventurës së tij në Kinë, me fanellën e Beijing Guoan, sulmuesi Cedric Bakambu ka folur te “Fichajes.com” për rikthimin e tij të mundshëm në Europë dhe thashethemet që e tërheqin atë te Barcelona.

“Dua të kthehem në Europë, tashmë kam pasur disa kontakte me disa klube dhe shpresoj të marr vendimin e duhur për të ardhmen time. Dua të gjej një klub, ku të ndihem i dashuruar nga drejtuesit dhe stafi teknik, dhe që padyshim përfaqëson një sfidë sportive.

Tashmë kam një ide të vogël se çfarë dua të bëj, por do të shohim se si do të shkojë bisedimet, – vazhdon Bakambu. – Barcelona? Është nder të jesh pjesë e një klubi të tillë dhe është një stimul.

Ky interes tregon se loja ime në Kinë ka qenë e pëlqyeshme dhe se, pavarësisht se kam luajtur në anën tjetër të botës, në Europë më kujtojnë ende dhe e dine se çfarë mund të bëj,”- thotë sulmuesi 30-vjeçar francez Cedric Bakambu, i cili në Spanjë ka luajtur për tri sezone me Villarrealin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ankth te barcelona atë te barcelona beijing guoan rikthimin e tij të mundshëm në europë sulmuesi cedric bakambu ankth te barcelona atë te barcelona beijing guoan rikthimin e tij të mundshëm në europë sulmuesi cedric bakambu

Sondazh

Poll