Sport

Zielinski, Lobotka dhe Rrahmani në fushë ndaj Juves, çfarë rrezikojnë lojtarët?…

7 Janar 2022, 09:54 Nga DOSJA
Zielinski, Lobotka dhe Rrahmani në fushë ndaj Juves, çfarë

ITALI – Çuditërisht Zielinski, Lobotka dhe Rrahmani, ishin në fushë ndaj Juventusit. Ndonëse ASL e Napolit kishte vendosur që të izoloheshin të tre lojtarët në fjalë, pas një kontakti të ngushtë me një pozitiv me Covid.

Për më tepër, ata nuk e kanë kryer ende dozën e tretë të vaksinës dhe kanë kaluar më shumë se 120 ditë nga e dyta, prandaj, sipas ndaj rregullave të vendosura së fundmi nga qeveria, ata duhet të qëndronin të izoluar.

Megjithatë, skuadra e Napolit t’i përfshinte ata në transfertën në Torino dhe më pas t’i përzgjidhte si titullarë në ndeshjen ndaj Juventusit. Por a rrezikojnë ata diçka tani? Po klubi?

Në nivel administrativ, të tre rrezikojnë nga një gjobë që varion nga 400 deri në 1000 euro. Duke kaluar te çështja sportive, nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë, duke qenë se është një rast krejtësisht i ri dhe nuk mbulohet nga rregulloret e Serisë A, si dhe nga protokolli i miratuar së fundmi nga Lega Calcio.

Klubi blu mund të ketë vepruar në këtë mënyrë, duke marrë parasysh karantinën “e butë” të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit që prej qershorit 2020, e cila zyrtarisht nuk ka skaduar kurrë në nivel sportive, e cila parashikon se lojtarët të mund të bëjnë detyrat e shtëpisë për t’u stërvitur ose dhe duke luajtur. Kjo është ende e vlefshme. Siç ndodhi për shembull në çështjen e tamponëve të Lazios.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit amir rrahmani i napolit autobuzin e napoli calcio sports society lobotka dhe rrahmani zielinski aksionerëve të juventusit amir rrahmani i napolit autobuzin e napoli calcio sports society lobotka dhe rrahmani zielinski

Sondazh

Poll