Politike

Bushati: Të shtunën Basha nxirret nga zyra, ndryshe Berisha ka mbaruar

6 Janar 2022, 23:05 Nga DOSJA
Bushati: Të shtunën Basha nxirret nga zyra, ndryshe Berisha ka mbaruar

TIRANË– 8 janari është ‘vula’ e aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas analistit Andi Bushati. I ftuar në “Open”, Bushati tha se të gjithë mbështetësit e Berishës do të shkojnë në selinë blu ditën e shtunën për të nxjerrë kryedemokratin Lulzim Basha nga zyra.

Sipas Bushatit, nëse kjo gjë nuk ndodh, ata do të largohen nga Berisha dhe aksioni i nisur prej tij, do të shuhet.

“Njerëzit të vijnë pas për qëllimin, nëse ti i gënjen për qëllimin, nuk dalin më për ty. Basha i ka mashtruar shumë herë, do rrëzojmë Ramën, do rrëzojmë Ramën dhe s’i del më njeri. Kështu që të shtunën, ata njerëz shkojnë për të nxjerrë Bashën nga zyra, kjo u është thënë. Nëse të dielën basha është në zyrë, Berisha ka marrë fund,”- tha Bushati ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati lulzim basha sali berisha andi bushati lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll