Politike

Si do futen brenda PD në 8 janar? Shehaj: Do ta gjejmë mënyrën

6 Janar 2022, 21:10 Nga DOSJA
Si do futen brenda PD në 8 janar? Shehaj: Do ta gjejmë

TIRANË – Deputeti demokrat Agron Shehaj tregoi ditën e shtunë anëtarët demokratë që do të vijnë në protestën e 8 janarit do ta gjejnë mënyrën për t’u futur brenda selisë së PD-së edhe pse dyert e godinës janë blinduar. Në emisionin “Opinion”, Shehaj pranoi se Basha nuk do të largohet me dhunë nga anëtarët demokratë ditën e shtunë.

“Do jem të shtunën aty. Si anëtar i Këshillit të Rithemelimit nuk lejohem të futem. Ditën e fundit se kam provuar. Pashë kolegët e mi. Po ndodh diçka historike. Nuk ka ndodhur që një kryetar I PD të shkarkohet nga anëtarësia. Basha është pakicë. Vetëm këtu se pranojnë.

Nuk shkoj për të larguar me dhunë Bashën. Shkojmë të rikthehemi. Do gjejmë mënyrën. është njësoj si do futem në shtëpi kur ma ka zënë dikush tjetër”, u shpreh Agron Shehaj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron shehaj agron shehaj

Sondazh

Poll