Politike

Protesta e 8 janarit, Hoxha: Do u heqim maskat 50 ‘spartanëve’ të Lulit

6 Janar 2022, 21:56 Nga DOSJA
Protesta e 8 janarit, Hoxha: Do u heqim maskat 50 ‘spartanëve’

TIRANË – Ish-n/kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Lisandër Hoxha deklaroi se anëtarët demokratë që do të marrin pjesë ditën e shtunë në protestën para godinës së PD-së do t’u heqin maskat personave që mbrojnë selinë blu (grupi i zjarrit), për të cilët tha se janë 50 “spartanë”. Në emisionin “Open”, ai akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka shkelur rregulloren e riparimeve/rindërtimeve të pjesshme në godinën e PD-së teksa ditët e fundit po blindon dyert e zyrave të godinës.

“Do ngjisim shkallët dhe hyjmë në zyra. Pamjet që janë publikuar janë të vërteta do t’ua tregojmë qytetarëve ditën e shtunë se si janë blinduar dyert. Të gjithë njerëzit do vijnë atë ditë. A ka marrë leje Basha sipas rregullores së ndërtimit?! Janë futur për burg persona për riparime dhe ndërtime pa leje. ç’janë këto punime që s’ lejohen deputetë dhe lejohen punëtorë brenda?

Ditën e shtunë do shkojmë, do ngjisim shkallët do ftojmë dhe mediat. Atyre djemve do tu heqim maskat dhe dua tregojmë fytyrën gjithë shqiptarëve”, tha Hoxha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lisander hoxha perplasje ne partine demokratike lisander hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll