Politike

Kriza në PD, Lubonja: Ndoshta do zgjidhet në zgjedhjet lokale, Basha po bën si Rama

6 Janar 2022, 16:17 Nga DOSJA
Kriza në PD, Lubonja: Ndoshta do zgjidhet në zgjedhjet lokale, Basha

TIRANË – Analisti Fatos Lubonja beson se zgjidhja përfundimtare e krizës së brendshme në Partinë Demokratike do të vijë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku humbja e mundshme mund t’i detyrojë grupimet të bashkohen. Në lidhje direkte me “News 24”, Lubonja tha se kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha po “vrasin” njëri-tjetrin. Ndër të tjera, ai shtoi se Partia Demokratike tashmë i ngjan një anijeje të çarë dhe me vrima.

“Unë them do të vazhdojë konfliktin që do të zgjidhet, ndoshta me zgjedhje lokale kur të marrë një goditje të tillë PD që të mos ketë kuptim fare. Situata që shoh është mes një grupimi, i cili që quhet grupi i bravës dhe çelësit. O të vijë populli ta rrëzojë, iku Basha e mori Berisha, disa do quajnë fitore. Është fitore e marrjes së kabinës, njëherë thashë kështjellë. Anija është me vrima dhe e çarë. Kryeministri dje foli me një kufomë grata dhe non-grata. Pse janë kufoma? Kanë vrarë njëri-tjetrin. D.mth. Imagjinoni ça nevoja ke Shqipëria, ne merremi me këta që vrasin njëri-tjetrin.

Do shkojnë në zgjedhje, a do dalin me kandidatë. Do jetë një humbje e sigurtë e PD-së. Basha nuk ka kuptuar se ai po përdor metodat e Ramës, qëndro i fortë, përdor policinë, institucionet”, u shpreh analisti Fatos Lubonja për “News 24”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos lubonja lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha fatos lubonja lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll