Politike

“21 janari është njollë e zezë e PD”, Sula: Nuk dua që të përsëritet të shtunën

6 Janar 2022, 19:41 Nga DOSJA
“21 janari është njollë e zezë e PD”, Sula: Nuk

TIRANË – Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi protestën e 21 janarit 2011 si njollë e zezë në historinë e Partisë Demokratike. Në emisionin “Frontline”, ai tha se në atë ngjarje gardistët nuk duhej të përdornin armë zjarri ndaj protestuesve. Nga ana tjetër, Sula tha se nuk dëshiron që protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kryetarit demokrat Lulzim Basha të përfundojë si protesta e dhunshme e 21 janarit 2011 ku u vranë 4 qyterarë nga Garda e Republikës.

“Kemi një njollë të zezë si 21 janari, pavarësisht se Rama e shtyu mne njerëzit e tij. Nuk jam nga ata që them se e ka bërë Berisha. Në kohën e qeverisjes sonë, kemi një njollë të zezë ku kanë vdekur 4 protestues pavarësisht intensitetit të dhunës. Është e pafalshme nga gardistë dhe ish-gardistë në drejtësi intensiteti I sulmit duhet të tejkalojë kushtet e mbrojtjes. Sulmi është bërë me gurë, jo me armë. Mua si demokrat, si ish-deputer i asaj kohe nuk dua të përsëritet brenda familjes sonë në 8 janar”, u shpreh Sula.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 21 janar 2011 dashnor sula 21 janar 2011 dashnor sula

Sondazh

Poll