Politike

SKANDALI! Justifikimi i PD: Dyert e hekurit janë gjithandej, kemi punime

6 Janar 2022, 22:10 Nga DOSJA
SKANDALI! Justifikimi i PD: Dyert e hekurit janë gjithandej, kemi punime

TIRANË– Partia Demokratike pretendon se fotot që tregojnë blindimin e dyerve të selisë blu në fakt janë gjatë punimeve që po kryhen në godinë. Në meida, PD ka publikuar të tjera foto përmes të cilave tregon se po bën shtesa zyrash në selinë blu. Konkretisht, sipas PD-së, dera e hekurit është dera që po vendoset për të izoluar panelin elektrik dhe fibrën optike të godinës meqë ka patur probleme.

Nga pamjet, sipas PD-së, shihet se po lyhen ambientet si dhe po shtohen zyra të reja. Edhe vetë Basha në një lidhje në “Open” tha se prej disa ditësh po punohet për riorganizimin e zyrave të sekretariatit dhe komisioneve të Këshillit Kombëtar që pritet të krijohen brenda pak ditësh.

Në fakt këto foto nuk kanë lidhje me imazhet që tregonin bindimin e dyerve të Partisë Demokratike. Në fotot e publikuara më herët shihet qartë që PD-ja ka marrë masa për 8 janarin, ditë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protest kombëtare.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike sali berisha lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll