Politike

Garo: Basha është pakicë. Zogaj: E mat ti me sy, me ca e ke numëru?

6 Janar 2022, 22:03 Nga DOSJA
Garo: Basha është pakicë. Zogaj: E mat ti me sy, me ca e ke

TIRANË- Ish-deputeti Preç Zogaj ka debatuar ditën e sotme ne me Drejtoreshën e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Floriana Garon, në lidhje me situatën aktuale të partisë. Gjatë emisionit ‘Opinion’, Zogaj tha se Bashës, i është dhënë ultimatum për të liruar zyrën, ndërkohë që Garo u shpreh se kjo është bërë pasi Basha është pakicë. Zogaj ka vazhduar sërish duke vënë në dyshim fjalët e Garos dhe e ka pyetur nëse i ka numëruar mbështetësit e Bashës, që deklaron se ai është pakicë.

Debati:

Zogaj: Nuk duhet të lëmë pa nënvizuar faktin që Lulzim Bashës i është dhënë një ultimatum për ndyshe do të të nxjerrim nga zyra

Garo: Sepse është pakicë.

Zogaj: Me ca e matët, me ca e matët. E mat ti me sytë e tij

Garo: Me sy me sy, janë 44 mijë anëtarë, që kanë votuar shkarkimin.

Zogaj: Me ca i ke numëruar, me ca janë numëruar ato kush i ka numëruar. I ke numëruar ti.

Garo: Janë në listat e anëarësisë.

Zogaj: Bardeli lexoi emrat e 4 mijë e ca vetave. Edhe ata i kanë të lexuar emrat së paku.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo perplasje ne partine demokratike preç zogaj floriana garo perplasje ne partine demokratike preç zogaj

Sondazh

Poll