Politike

Hoxha: Ka plan masash, nëse Bashës i rrezikohet jeta, Garda e nxjerr me forcë

6 Janar 2022, 22:55 Nga DOSJA
Hoxha: Ka plan masash, nëse Bashës i rrezikohet jeta, Garda e nxjerr

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ka një plan masash nga Garda e Republikës për mbrojtjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Në një lidhje me Skype në studion e “Opinion”, Hoxha u shpreh se plani është që nëse Basha do të jetë në rrezik, do të evakuohet nga dera e pasme e selisë blu.

Sipas Hoxhës, ky plan do të zbatohet edhe nëse vetë Basha do të kundërshtojë.

“Nga plani i masave që është marr nga forcat e rendit dhe Garda e Republikës, ai plani që shpjeguam dje për evakuimin e kryetarit të partisë nga dera e pasme. Garda e Republikës nuk i merr leje zotit Basha, në momentin që mendojnë se i rrezikohet jeta e nxjerrin edhe forcërisht. Parlamenti ndodhet pranë PD dhe i mundëson daljen Bashës drejtpërdrejt një shteg  nga parlamenti. Aty është planifikuar që në rast se do të ketë problem do të bëhet evakuim duke kaluar në ovborrin e Parlamentit, që garda e ka në mbrojtje këtë objekt,”- tha Hoxha ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artan hoxha lulzim basha artan hoxha lulzim basha

Sondazh

Poll