Politike

Basha: Edhe po të ishte Berisha sot kryetar i PD, do ishte më i vetmuari

6 Janar 2022, 20:42 Nga DOSJA
Basha: Edhe po të ishte Berisha sot kryetar i PD, do ishte më i

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në lidhje direkte me emisionin “Open” se edhe nëse Sali Berisha do të ishte sot lideri i PD-së, ai do të ishte njeriu më i vetmuar. Kryedemokrati tha se ish-kryeministri ka gënjyer demokratët duke premtuar se nisi një betejër për demokratizimin e partisë, e cila përfundoi në betejë personale për hallin e Berishës.

“Tani më dëgjoni, edhe nëse Sali Berisha do të ishte sot kryetar i Partisë Demokratike, edhe po të mos kishte mure, Partia Demokratike, prap ai do të ishte njeriu më i vetëm, sepse demokratët e kanë kuptuar, e kanë kuptuar. Shikoni, para dy ditësh apo para tre ditësh, në qoftë se nuk gabohem, kam takuar një demokrat nga Tropoja, i cili më tha që në fillim tha kur filloi, pak a shumë domethënë në qoftë se e perifrazoj ashtu siç duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se nuk e perifrazoj tamam siç ma tha, m’u duk tha se po i bini në qafë Sali Berishës, pastaj e kuptova që ky njeri ka një hall, kishte një hall, një hall shumë të madh. Dhe kjo është historia e qindra demokratëve, të cilët u nisën me të vërtetë duke dëgjuar një retorikë, që u nis për demokratizimin e Partisë Demokratike, e për shumë e shumë parime të tjera dhe përfundoi si një betejë, ashtu siç Sali Berisha premtoi që nuk do ta bënte, por që në fakt e bëri, një e besë e thyer me demokratët”, deklaroi Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll