Politike

Kriza në PD, Sula: Dikur Berisha thoshte se kur flet gjykata, politika hesht

6 Janar 2022, 19:11 Nga DOSJA
Kriza në PD, Sula: Dikur Berisha thoshte se kur flet gjykata, politika

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha se duhet pritur vendimi i gjykatës në lidhje me krizën brenda partisë. Në emisionin “Frontline”, ai përmendi një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha se kur flet gjykata, politika hesht. Ndaj, ai kërkon sot si nga mbështetësit e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha dhe të paraardhësit të tij Berisha që të presin vendimin që do të thotë drejtësia shqiptare në lidhje me ndryshimet e statutit të partisë më të madhe opozitare.

“Berisha nga vitit  2005-2013 kishte një shprehje: Kur flet gjykata hesht politika dhe unë sot i them të gjithëve si Bashës dhe Berishës të presim vendimin e gjykatës pasi lëvizja e Berishës i është drejtuar gjykatës dhe nëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit e formës së prerë merr një vendim atëherë të dy palët duhet t’i nënshtrohen atij vendimi. Identifikim e PD unë e bëj me institucionin dhe jo me zotin Basha. Për mua është një trishtim i madh që PD sot është në këtë gjendje. Unë personalisht nuk kam votuar dhe nuk do të votoj për përjashtimin e një demokrati. Kur aludohet se mund të ketë debate apo konfrontime në protestë është e turpshme, unë këtë nuk mund të imagjinoj”, deklaroi Sula.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll