Politike

Bardhi: Strazimiri e Bumçi s’kanë ardhur 8 vite në selinë e PD-së për mbledhje dege

6 Janar 2022, 15:31 Nga DOSJA
Bardhi: Strazimiri e Bumçi s’kanë ardhur 8 vite në

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur poshtë akuzat se dyert e sëisë qendrore janë të mbyllura për demokratët. Në një deklaratë para gazetarëve, Bardhi tha se ata që sot ankohen për këtë gjë, duke përmendur emra si Aldo Bumçi, Ivi Kaso e Gent Strazimiri nuk janë qenë për tetë vite rresht në mbledhje dege. Sipas Bardhit të gjithë kanë ‘hallin personal’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.  


“Nuk janë mbyllur dyert për asnjë deputet. Cilido që dëshiron për arsye pune të përdorë ambjentet e godinës të kontaktojë adminsitratën për hapjen. Jeni dëshmitarë të gjithë që as Aldo Bumçi As Ivi Kaso, as Gent Strazimiri s’kanë ardhur ndonjëherë në selinë e PD-së këto 8 vite për të bërë mbledhje me degët e partisë sepse degët e partisë kanë selitë e tyrë. Çdo mbledhje e tyre bëhet në selitë e degëve. E kanë të gjithë te halli personal i Sali Berishës,”_ tha Bardhi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:PD e mbyllur, Bardhi: Bëjmë rregullime, Berisha thirrje për dhunë krah trafikantit

(d.v;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll