Politike

U dënua për korrupsion, ish-ministri Ksera i bashkohet Berishës në Gjirokastër

6 Janar 2022, 19:52 Nga DOSJA
U dënua për korrupsion, ish-ministri Ksera i bashkohet Berishës

GJIROKASTËR – Ish-ministri i Punëve dhe çështjeve Sociale në vitet 2009-2013 Spiro Ksera mori pjesë sot në takimin për përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ksera u përqafua nga ish-kryeministri Berisha, i cili dhe ky i fundit ishte i ftuar nga dega demokrate e Gjirokastrës.

Berisha nuk e vuri re fillimisht ish-ministrin e tij, por pasi deputeti demokrat i Gjirokastrës Tritan Shehu këmbëguli, ish-lideri i PD-së e takoi dhe përqafoi Spiro Kserën.

Ky i fundit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga Gjykata e Tiranës në vitin 2016. Gjithashtu, atij iu ndalua të mbante funksione drejtuese për 5 vite.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne gjirokaster spiro ksera sali berisha ne gjirokaster spiro ksera

Sondazh

Poll