Politike

Berisha: Gjirokastra është universiteti i lirisë, jemi zotërit e politikës shqiptare

6 Janar 2022, 16:48 Nga DOSJA
Berisha: Gjirokastra është universiteti i lirisë, jemi

GJIROKASTËR – Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha kujtoi kontributin e demokratëve të jugut të Shqipërisë në vitet ’90. Me rastin e themelimit të degës demokrate të Gjirokastrës, Berisha deklaroi nga ky qytet se Gjirokastra është universiteti i lirisë, njësoj si në vitin 1991 kur ai e tha diçka të tillë.

Më pas, Berisha iu kthye vitit të trazuar 1997, kur tha se pavarësisht situatës së vështirë që po kalonte partia, mbështetësit e saj në jug të Shqipërisë qëndruan dhe e mbrojtën fort.

Si sot më kujtohet viti 1991 kur në një sallë tjetër thashë se Gjirokastra për ne është universiteti i lirisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në Shqipëri.


Gjatë këtyre viteve, demokratët e Gjirokastrës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Gjirokastrën dhe Shqipërinë si dhe për mbijetesën e PD. Në 1997, kur për shkak rebelimesh kjo forcë politike iku nga pushteti, marshimi i fitores ishte drejt Gjirokastrës, jo Tiranës, Demokratët e Jugut, në angazhim të paparë, me një kortezh makinash që vinte përtej Tepelenës u bashkuam këtu, u ngritëm fuqishëm, vazhduam në mbarë Shqipërinë. Edhe kur na rrëmbyen zgjedhjet e mbetëm në opozitë, ishim zotërit e vërtetë të politikës shqiptare”, deklaroi nga Gjirokastra ish-kryeministri Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha nga Fieri: Basha ‘farë e keqe’, 8 Janari ditë historike (MESAZHI për Ramën)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne gjirokaster sali berisha ne gjirokaster

Sondazh

Poll