Politike

VD- Berisha për “Grupin e Zjarrit” në PD: Basha e bëri bunker për vrasës e banditë

6 Janar 2022, 17:03 Nga DOSJA
VD- Berisha për “Grupin e Zjarrit” në PD: Basha e

GJIROKASTËR – Ish-kryeministri nuk i kurseu sulmet ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa mori pjesë në përvjetorin e themelimit të degës demokrate në Gjirokastër, Berisha reagoi pas publikimit të fotove të “Grupit të zjarrit” brenda selisë blu në media duke thënë se Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në bunker, ku po futen kriminelë, vrasës dhe banditë. Më tej, ai e krahasoi Bashën me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha duke thënë se këta dy janë të vetmit që kanë shpikur derën ku duhet të hyjë kryetari.


“Ju ftoj të bashkohemi në 8 janar, në një manifestim proteste si një festival, të shkojmë në shtëpinë tonë të demokratëve. Të respektojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD-së Ai në historinë më të turpshme si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brenshme të regjimit të Enver Hoxhës, ka 3 javë që vë blinda e brava duke e bërë tempulinn tonë një ndërtesë bunker për punonjësit e saj. Në atë ndërtesë futen banditë, vrasës e kriminelë, nuk futen deputetët e PD-së. Shpiku si Enveri derën e kryetarit, nga ku mund të futet Lulzim Brava”, u shpreh para demokratëve të Gjirokastrës Sali Berisha.

Ditët e fundit, në godinën e Partisë Demokratike po blindohen dyert e saj ndërsa po vendosen dhe logo të partisë.

LAJMI KRYESOR: Berisha nga Fieri: Basha ‘farë e keqe’, 8 Janari ditë historike (MESAZHI për Ramën)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll