Politike

VD-Berisha godet Bashën: PD pa kryetar mori 620 mijë vota në 25 prill

6 Janar 2022, 16:55 Nga DOSJA
VD-Berisha godet Bashën: PD pa kryetar mori 620 mijë vota në 25

GJIROKASTËR – Ish-lideri demokrat Sali Berisha çmoi kontributin e anëtarëve të partisë më të madhe opozitare në 8 vite si dhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në takimin për festimin e përvjetorit të themelimit të degës demokrate të Gjirokastrës, Berisha tha se anëtarët demokratë ia dolën që edhe pa patur një udhëheqës (referuar Bashës) ia dolën të siguronin 620 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Ai e konsideroi Bashën një dështak dhe simbolin e vetëm të humbjeve.


Partinë Demokratike nuk arriti të përmbushë misionin e saj, e udhëhequr nga një dështak, që është simboli më i vetëm I humbjeve dhe dështimit. Shkuam në 8 vite nga humbja në  humbje. Megjithë këtë, jeni ju ata të cilët e mbajtët këtë forcë politike që nga kryesoret e vendit. Keni meritë të jashtëzakonshme. Ne dhe pa lider të vërtetë kapëm mbi 620 mijë vota. Siç thotë një fjalë e popullit, e keqja nuk ka fund. Ajo që po shohim tani së bashku në këto 3 muaj, dëshmoi se e keqja dhe ligësia, amoraliteti politik i njeriut që punuam aq shumë dhe e mbështetëm me ndershmërinë më të madhe nuk paskan fund dhe nuk njohin kufij. Këto që po zhvillohen këto ditë, u bëj thirrje mençurisë tuaj qyetare të mos mashtrohen”, u shpreh ish-kryeministri nga Gjirokastra.

LAJMI KRYESOR:Berisha nga Fieri: Basha ‘farë e keqe’, 8 Janari ditë historike (MESAZHI për Ramën)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne gjirokaster zgjedhjet e 25 prillit 2021 sali berisha ne gjirokaster zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll