Politike

“Lufta” Berisha-Basha, Rama komenton me Dostojevskin: Në ferr ka vend për të gjithë

6 Janar 2022, 19:25 Nga DOSJA
“Lufta” Berisha-Basha, Rama komenton me Dostojevskin: Në ferr

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komentoi sërish përplasjen brenda Partisë Demokratike midis kryetarit aktual Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij Sali Berisha. Në Facebook, Rama përzgjodhi fjalët e shkrimtarit të madh rus Fjodor Dostojevski për t’u shprehur në lidhje me krizën brenda PD-së. Ai thotë se “në ferr ka vend për të gjithë nuk është nevoja për të bërë garë të ashpër se cili është më i poshtër se tjetri”.

POSTIMI I EDI RAMËS Në FACEBOOK:

Rrini të qetë!

Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!

Dostojevski

Rama ka komentuar disa herë konfliktin Basha-Berisha duke i krahasur me personazhet e filmave vizatimorë Tomi dhe Xherri apo nëpërmjet citimeve të shkrimtarëve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama perplasje ne partine demokratike edi rama perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll