Politike

A do të garonte për kryetar të PD? Nëse futet Berisha, mbështes atë

6 Janar 2022, 18:37 Nga DOSJA
A do të garonte për kryetar të PD? Nëse futet Berisha,

TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se nuk do të kandidonte për kryetar të PD-së nëse garës do t’i bashkohej dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në lidhje direkte për “Faxnews”, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së tha se nuk do të dëshironte asnjëherë të përplasej me ish-liderin e demokratëve. Nëse Berisha nuk do të kandidonte për kryetar të PD-së, Paloka tha se do ta konsideronte dhe përfshirjen e tij në garë.

“Të them të drejtën jam themelues i PD-së dhe kam 31 vite në atë parti, kam mendim shumë të mirë për veten, por nëse do të hyjë në garë Sali berisha, unë do të mbeshtës Berishën. Në një situatë tjetër do ta mendoja. Në këto kushte nuk do të përplasesha me Sali Berishën”, u shpreh Paloka.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka sali berisha edi paloka sali berisha

Sondazh

Poll