Politike

VD-Berisha në lagjen e Bashës, Bardhi:12 orë filmime tregojnë manipulimin, ishin 10%

6 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
VD-Berisha në lagjen e Bashës, Bardhi:12 orë filmime

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për manipulim të firmave të cilat deklaroi se kishte mbledhur për mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas Bardhit, verifikimet e firmave nuk janë bërë kurrë. Ai shtoi se edhe në lagjen e kryedemokratit Lulzim Basha në të cilën Berisha deklaroi triumf, përmes kamerave të sigurisë shihet se nga 1200 anëtarë që ka dega kanë marrë pjesë 117 anëtarë, më pak se 10%.


“Çdo demokrat ka parë si firmat e delegatëve u mbyllën në kasafortë, u tha se firmat do të hapeshin më 11 dhjetor dhe atë ditë në fakt në vend të transparencës u mbyllën dyert jo vetëm për këdo që donte të bënte verifikimin, por u lanë jashtë dhe përfaqësuesit e medias. Mirëpo duke qenë se faktet kanë dalë fal mediave, të cilat desha dhe t’i falenderoj, tek dega që Sali Berisha përdori si triumfin e tij, lagjen e Lulzim Bashës, sot çdo shqiptar dhe demokrat ka parë se si nga 117 anëtarë nga rreth 119 individë që kanë hyrë brenda ambienteve, rezultati doli se kishin marrë më shumë se 760 anëtarë të Partisë Demokratike. Të gjithë mund të shikojnë nga pamjet e 12 orë xhirime se nga 1200 anëtarë që ka dega kanë marrë pjesë 117 anëtarë, më pak se 10%. Faktet tona të tilla ne i kemi për çdo degë të Partisë Demokratike, por kemi vendosur të heshtim për shkak të interesave të Partisë Demokratike. Kur ky proces është deformuar në këtë mënyrë në mes të Tiranës imagjinoni çka ndodhur në çdo cep të Shqipërisë,”- tha Bardhi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:PD e mbyllur, Bardhi: Bëjmë rregullime, Berisha thirrje për dhunë krah trafikantit

(d.v;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll