Sport

Seria A dhe Covid, lind një ‘protokolli’ i ri: me 13 lojtarë të gatshëm do të luhet!

6 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
Seria A dhe Covid, lind një ‘protokolli’ i ri: me 13

ITALI – Covid e ka futur Serinë A në kaos, ASL ka bllokuar disa skuadrat, duke pezulluar 4 ndeshje të ditës së parë të fazes së dytë, por Liga e Serie A nuk ka ndërmend të tërhiqet: ndeshjet duhet të luhen.

Kjo është arsyeja, pse pas këshillit të jashtëzakonshëm të së mërkurës në mbrëmje, siç raporton “Sky Sport”, Liga ka nxjerrë disa rregulla të thjeshta (të cilat ndjekin ato të UEFA-s në menaxhimin e emergjencës Covid): nëse klubet do të kenë 13 lojtarë profesionistë të gatshëm, përfshirë këtu të paktën një portier, do të duhet të luhet ndeshja, përndryshe do të humbin 0-3 në tavolinë.

Liga po kërkon një pikë takimi me Autoritetet Shëndetësore Vendore (ASL) dhe tërheq vëmendjen për respektimin e protokollit (i cili tashmë ekziston, por pritet një version i përditësuar së shpejti) dhe dekretit ligjor, të nxjerrë nga qeveria në fund të vitit me dispozitat e reja për karantinën. Po mbi të gjitha, ai do të kërkojë që t’i kushtohet vëmendje e madhe organizimit të udhëtimeve dhe transfertave, akomodimit në hotel, menaxhimit të ekipit dhe rregullave të përbashkëta parandaluese.

Përveç kësaj, një tjetër tregues i qartë ka ardhur nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit: Liga do të apelojë në TAR kundër masave të ASL, që nuk do të marrë parasysh dispozitat për karantinën e 30 dhjetorit të kaluar (dmth 5 ditët e vetë-monitorimit për ata të cilët kanë dozën e tretë).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport covid duke anashkaluar 4 ndeshje makthi i përjashtimit nga seria a rifillimi i seria a serinë a covid duke anashkaluar 4 ndeshje makthi i përjashtimit nga seria a rifillimi i seria a serinë a

Sondazh

Poll