Sport

Ndarja nga jeta e Arben Lazes, reagon Duka: Mik i mirë, energjia e tij do na mungojë

6 Janar 2022, 08:08 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Arben Lazes, reagon Duka: Mik i mirë, energjia e tij do

TIRANË – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Klubit të Elbasanit, Arben Laze. Teksa shpreh dhimbjen për vdekjen e mikut të tij, Duka shkruan në postimin e tij në Facebook se Arben Laze ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat dhe se energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Postimi i Armand Dukës:

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.  Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!” përfundon mesazhi i Dukës.

LAJMI KRYESOR: Ndahet nga jeta presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka vdes arben laze armand duka vdes arben laze

Sondazh

Poll