Sport

Shumë emra për mbrojtjen e Milanit, në skenë del edhe Yerry Mina

5 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
Shumë emra për mbrojtjen e Milanit, në skenë del edhe Yerry

MILANO– Dëmtimi i Kjaer ka bërë që skuadra e Milanit të kërkojë menjëherë për zëvendësuesin e tij. Interesimi i kuqezinjve për Botman që luan me Lille është folur shumë, por ky nuk është i vetmi emër në listën e Massaras dhe Maldinit.

Ditët e fundit, profili i Yerry Mina-s, mbrojtësit të Everton ka dalw nw skenw. Kolumbiani është në listën e mbrojtësave së bashku me Diallo të PSG, Esteve të Montpellier dhe Cuenca Villareal.

Krahas mbrojtjes, drejtuesit e klubit kuqezi janë duke kërkuar referenca edhe në mesfushë, ku zgjedhja e parë do të ishte 18-vjeçari Tommaso Berti i Cesena-s, klub që ka konfirmuar interesimin e kuqezinjve përmes fjalëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan yerry mina milan yerry mina

Sondazh

Poll