Sport

Testi del negativ, Lionel Messi ndodhet në avion drejt Parisit…

5 Janar 2022, 14:37 Nga DOSJA

FRANCE Lionel Messi është larguar nga aeroporti i Rosarios në Argjentinë, së bashku me familjen e tij, midis natës të së martës dhe mëngjesit të së mërkurës, pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19, ka zbuluar media argjentinase “El Litoral”.

Sulmuesi mund të kthehet në stërvitje të enjten në “Camp des Loges”. Megjithatë, disponueshmëria e tij për ndeshjen kundër Olympique Lyon të dielën, mbetet e pasigurt.

Trajneri Mauricio Pochettino kishte hedhur dyshime mbi situatën rreth Messit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar gjatë pushimeve në Argjentinë: “Nuk kemi asnjë lajm nga Leo Messi për momentin. Dhe sinqerisht, për Lyon, nuk e di. Do të stërvitemi çdo ditë dhe do të shohim”,– tha ai në një konferencë për shtyp, pas fitores së PSG kundër Vannes (4-0) për Kupën e Francës të hënën.

PSG po përgatit udhëtimin për në Lyon në një kontekst të veçantë, pasi portieri italian Gianluigi Donnarumma gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që teste të tjera janë planifikuar për të mërkurën në Paris.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport david beckham lionel messi lionel messi lionel messi flet për veten e tij së bashku me familjen e tij david beckham lionel messi lionel messi lionel messi flet për veten e tij së bashku me familjen e tij

Sondazh

Poll